Arrestohet drejtori i IKMT-së për akuzën e lejimit të ndërtimeve pa leje

0
Gjigandi

Një inspektor në Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT Tiranë dhe një shtetas tjetër nga Saranda janë arrestuar për akuzën e lejimit të ndërtimeve pa leje.

Mësohet se të arrestuarit janë Altin Bogdani 35 vjeç nga Tirana me detyrë inspektori i IKMT dhe Vasillaq Vito 43 vjeç nga Saranda.

Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë pasi Bogdani akuzohet se ka marrë ryshfet 5000 euro dhe 350.000 lek të reja nga Vasillaq Vito, për të mos i prishur një pjesë të një objekti ne Ksamil.

Gjate kontrollit, inspektorit të IKMT iu gjetën paratë e marra ryshfet, 3 celulare dhe një sasi prej 1.56 gram “cannabis sativa”.

Ndërkohë dosja i ka kaluar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu