Telebingo Shqiptare: Dy fitues ndajnë çmimin e madh të javës, fitohet edhe “Rroga Telebingo”

0
Gjigandi

Nuk kanë të ndalur milionat e fituara në Telebingo Shqiptare. Edhe java që lamë pas, ka gëzuar me çmime dhe dhurata me mijëra lojtarë në të gjithë vendin. Krahas çmimit të madh të javës mbi 12.5 milionë lekë të vjetra, në shorteun e djeshëm është fituar edhe një ndër çmimet e preferuara “Rroga Telebingo”, fituesi i të cilës do të marrë për 12 muaj rresht shumën e garantuar prej 50,000 lekësh.

E ndërsa milionat e fituara shtohen çdo javë, surpriza e madhe që Telebingo sjell për lojtarët e saj është bileta speciale e “Vitit të Ri”.  E keni menduar ndonjëherë që vetëm duke blerë një biletë që kushton 300 lekë, të çoni në shtëpi mbi 100 milionë lekë (të vjetra), apo shumë superçmime të tjera, si: 1 apartament në kryeqytet, 3 “Rroga Telebingo”, 2 loja “Super Peta”, 2 çmime “100 sekonda në Spar”, si dhe shumë çmime dhe dhurata të tjera speciale. Shuma minimale që çdo zarf do të ketë nis nga 40,000 lekë. Shanset për të qenë fitues janë edhe më të mëdha, nëse këtë biletë speciale e merrni para datës 25 dhjetor, pasi me të njëjtën biletë do të mund të luani 2 herë, një herë në lojën telefonike të datës 25 dhjetor, si dhe në shorteun e madh të datës 1 janar, ku do të jepen edhe superçmimet e përmendura.

Fituesit e shorteut të djeshëm

Ditën e djeshme përzgjedhja ka nisur me 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e radhës të datës 18 dhjetor për dy çmimet e mëdha prej 1 milionë lekësh (të vjetra) dhe shumave të tjera të ruletës. Ndërkohë që dje në “Ruletën e fatit” Nertili ka siguruar shumën prej 26,000 lekësh, Pranvera 30,000 lekë, Mimoza 25,000 lekë, Agimi 25,000 lekë, Dhimitraqi 100,000 lekë, Berhani 27,000 lekë, Mira 25,000 lekë, Izeti 30,000 lekë, Anila 30,000 lekë, si dhe Donika 104,000 lekë.

Me surpriza të shumta është shoqëruar edhe loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku shumë prej fituesve u janë gëzuar shumave mbi 1 milionë lekë të vjetra. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në qytetin e Tiranës, duke shpallur Lirien, si fituesen e parë, e cila ka tentuar të godasë në shenjë çmimet më të preferuara të lojës, një nga 3 “Rrogat Telebingo”, apo “Super Petën”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfet ku mund të fshiheshin këto çmime, me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar shumën prej 95,000 lekësh. Në vijim, Kastrioti është shpallur fitues i 75,000 lekëve.

RonaTyra

Fati i ka ecur më së miri edhe fituesit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Muratin në qytetin e Kavajës, që me përzgjedhjen e bërë ka siguruar krahas shumës prej 25,000 lekësh, edhe “Rrogën Telebingo”, me anë të cilës për 12 muaj rresht do të marrë shumën prej 50,000 lekësh.

Dhespina ishte një tjetër fituese milionere. Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ajo ka siguruar plot një milionë lekë të vjetra. Adriana ishte fituesja e radhës që i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar shumën prej 75,000 lekësh. Një tjetër fituese, ka vijuar të luajë me lojën telefonike. Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, Naxhia ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra. Neti ka vijuar më tej lojën telefonike duke fituar shumën prej 50,000 lekësh, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në Spar”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e saj më të pëlqyera.

Telebingo ka vijuar më tej me shpalljen e fituesve të dalë nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në shifrën e 1,267,250 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndarë çmimin e madh ndërmjet dy fituesve në Pogradec dhe Burrel. Secili prej këtyre fituesve do të marrë nga Telebingo 633,625 lekë. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 22709 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 469 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 900 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 0, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo janë paraqitur edhe dy fituesit e çmimit të madh të shorteut të datës 4 dhjetor, të cilët kanë tërhequr  së bashku mbi 10 milionë lekë të vjetra.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: National sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu