Milionat vijojnë të jenë kryefjala e çdo të diele pasdite në Telebingo Shqiptare. Edhe gjatë ditës së djeshme me mijëra fitues të përzgjedhur nga të gjitha qytetet në vend, u janë gëzuar dhuratave dhe milionave të tëra të fituara nëpërmjet lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, shortit të goglave për çmimin e madh të javës, “Rrotës së Fatit”, “Gjeje çmimin”, etj.
Shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, në të cilën janë fituar 421,000 lekë. Fillimisht në këtë lojë, kanë luajtur 10 fituesit e shorteut të datës 29 tetor. Në këtë lojë, dje Saimiri ka marrë 32,000 lekësh, Ilias 26,000 lekë, Gjoni 23,000 lekë, Kristi 25,000 lekë, Sinani 100,000 lekë, Andrea 26,000 lekë, Nuriu 27,000 lekë, Fatosi 25,000 lekë, Lumturia 24,000 lekë, si dhe Hektori 103,000 lekë. Gjithashtu, janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 12 nëntor për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera surprizë të “Rrotës së Fatit”.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe me shumë me nisjen e lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Kanë qenë të shumtë fituesit e lojës telefonike që kanë tentuar të gjurmojnë zarfet me çmimet e preferuara, që janë: 3 “Rroga Telebingo”, apo çmimin e “Super Peta”, të cilat do të jenë në lojë çdo javë.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Besnikun si fituesin e parë të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar 90,000 lekë. Seni në Pogradec ishte fituesja e radhës që ka siguruar nga loja telefonike 60,000 lekë. Në vijim Jani ka luajtur me çmimet e fshehura në zarfe duke siguruar 65,000 lekë. Po kaq ishte shuma e fituar edhe nga Jonuzi në vijim. Fati i ka ecur më së miri fituesit të radhës, i cili ka siguruar plot 100,000 lekë.
Gjoni në Tiranë ishte fituesi i radhës që ka siguruar shumën prej 65,000 lekësh. Një tjetër fituese i është bashkuar Telebingo Shqiptare. Kësaj here bëhet fjalë për Hasimenë ka siguruar plot 75,000 lekë.
Harta e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,102,150 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në Durrës, biletë e cila rezulton të jetë blerë në pikën e shitjes së Natasha Gjermenit, me adresë përballë Pallatit të Sportit.
Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë 9023 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 70 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 88 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 4170 lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 7 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Mbi 970,000 lekë është shuma që ka marrë, Ramadan Kapidani, i cili ishte fituesi i çmimit të madh të dalë nga shorteu i datës 29 tetor.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.