Një armatë e madhe fituesish të përzgjedhur nga të gjitha qytetet, i janë bashkuar edhe ditën e djeshme lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare, prej të cilës kanë fituar mbi 4,500,000 lekë.
Shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, ku janë fituar fituar 442,000 lekë nga dhjetë fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës 24 shtator, të cilët kanë luajtur ndërmjet tyre për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh. Në Rrotën e Fatit, dje Mimoza ka fituar 23,000 lekë, Jakupi 28,000 lekë, Lavdie 27,000 lekë, Eduart 23,000 lekë, Ardiani 100,000 lekë, Halimi 34,000 lekë, Migena 36,000 lekë, Vikena 28,000 lekë, Hakiu 40,000 lekë, si dhe Kristiani 103,000 lekë. Në këtë lojë janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë, të cilët do të luajnë sërish të dielën e datës 8 tetor për të fituar çmimet tradicionale të kësaj loje.
Të tjerë fitues i janë bashkuar Telebingos edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike Nadiren në kryeqytet, e cila me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka siguruar nga Telebingo Shqiptare 65,000 lekë.
Nazmie në Lezhë ishte një tjetër fituese që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin tre “Rrogat Telebingo”, por me mbajtjen e zarfeve në fund të lojës, ajo ka fituar shumën prej 100,000 lekësh. Një tjetër fitues, ku kësaj here bëhet fjalë për Eduartin në Elbasan i cili ka luajtur me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, duke siguruar 60,000 lekë.
Ndërsa Nërtila në Kuçovë ka siguruar në vijim 65,000 lekë. Fati i ka buzëqeshur edhe fitueses së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Delinën në Tiranë, e cila me përzgjedhjen e bërë ka siguruar 80,000 lekë.
Alesio në Elbasan ka luajtur më tej në lojën telefonike ku fituar shumën prej 80,000 lekësh. Fatosi në Gjirokastër në lojën telefonike ka fituar 50,000 lekë. Lojën telefonike e ka vijuar Gëzimi, i cili me mbajtjen e zarfeve më të preferuar ka fituar 65,000 lekë. Ndërsa Berti ishte fituesi i fundit që ka tentuar të gjejë se në cilat zarfe fshiheshin Rrogat, por me përzgjedhjen e bërë ka siguruar 115,000 lekë.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,100,400 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet sërish në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Nga hedhja e shortit të goglave janë përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, përkatësisht të serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 20821 lojtarë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50 lekësh. Fatlumë janë edhe 559 fituesit e serisë së numrave me dy linja, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo shumën prej 655 lekësh. Gjithashtu, nga shorti i goglave janë shpallur si fitues të një bilete, edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6 të përcaktuar si numër fati.
Anisa Cano në kryeqytet ishte fituesja milionere e shorteut të datës 24 shtator, e cila ka marrë çekun me afro 925,000 lekë.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.