Gjatë ditës së sotme Tedi Malaveci është zgjedhur Kryetar i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësor për Shqipërinë në zgjedhjet që u mbajtën për këtë institucion të rëndësishëm.
Zgjedhjet të cilat u mbajtën në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Malaveci u votua me shumicë votash. Në votime morën pjesë 123 përmbarues gjyqësorë, ku Malaveci arriti të siguronte gjithsej 74 vota, ndërsa u mësua se dy vota ishin të pavlefshme.