Të tjera çmime deklarohen, tjetër janë ato që paguhen! Rama: Hotelet vitin e ardhshëm do të kenë referencë

0
Gjigandi

 

 

Kryeministri Edi Rama në një takim me sipërmarrjen për një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit dhe shkurtim të hallkave burokratike dhe përmirësim të mëtejshëm të klimës së biznesit, nuk la pa përmendur as hotelet.

Kryeministri tha se numri i turistëve nuk korrespondon me të ardhurat që deklarojnë hotelet.

“Tjetër janë çmimet që deklarohen, tjetër janë çmimet që paguhen. Unë personalisht kam pasur dy raste këtë verë, dy miq që më kanë kërkuar ndihmë pasi nuk gjeni dhomë të lirë në gjithë bregdetin, ndërkohë hotelet deklarojnë 75%. Vitin e ardhshëm do të kenë referencë. Këtë vit mund të kapim 10 milion turistë, por me siguri do kapim 9 milion. Varet nga dhjetori.

RonaTyra

Si ta shpjegojmë që përtej Airbnb, e cila është një hapësirë e pakontrolluar, për të cilën duhet të krijojmë një marrëveshje me qeverinë, pasi nuk i tregon të dhënat.

Nuk kemi të dashur të hyjmë në taksimin e tyre por si ta shpjegojmë kur shohim shifrat  e turistëve dhe shohim të ardhurat e deklaruara nga hotelet, të cilat nuk korrespondojnë njëlloj.

Si për shitjen e apartamenteve si për shitjen e dhomave në hotele, mund të themi që bazuar te tregu dhe bazuar te sondazhet e Drejtorisë së Tatimeve nuk e pranojmë që t’ju marrim juve TVSH 6%, për këtë shifër që na jepni ju. Ne do e marrim shifrën 6% për shifrën që thotë tregu dhe ju do të na e jepni.

Për të përmirësuar shumë hallka të turizmit, që mund ti përmirësojë vetëm shteti”, tha Rama.

 

 

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu