Të shtëna në Los Anxhelos për Vitin e Ri Kinez vret 10 persona dhe vetëvritet

0
Gjigandi

Të shtëna në një klub në Monterey Park, Los Angeles , ku po festohej Viti i Ri Kinez. Dhjetë persona në të 50-at dhe 60-at vdiqën pasi një aziatik 72-vjeçar, Huu Can Tran , hapi zjarr me një pushkë sulmi. Viktimat janë pesë burra dhe 5 gra. Dhjetë persona të tjerë u plagosën. Më pas vrasësi u largua dhe,  i ndjekur nga policia, kreu vetëvrasje në një furgon . Ende nuk ka informacione për motivin. Për Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, ishte një akt i tmerrshëm dhe i pamëshirshëm i dhunës me armë.

Burri hyri në Star Ballroom Dance Studio i armatosur me një “pushkë të fuqishme sulmi”, sipas disa burimeve policore, dhe vrau burrat dhe gratë në pistën e vallëzimit. Dhjetë persona të tjerë u plagosën dhe janë dërguar në spital. Agjentët që mbërritën thanë se panë njerëz të tmerruar që iknin nga klubi duke bërtitur.

Image

 

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu