Një punonjës dyshohet se vrau pesë persona kur hapi zjarr në ndërtesën MillerCoors në Milwaukee. Dhe po ashtu mësohet edhe se në fund ky person është vetëvrarë.
Pesë persona, të gjithë punonjës të kompanisë, u gjetën të vdekur në ndërtesë, tha policia. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë shprehu “trishtim të thellë” në lidhje me ngjarjen.
Gavin Hattersley, CEO i kompanisë tha:
Gjëja më e rëndësishme është që ne të mbështesim dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin.”
I dyshuari është një 51-vjeçar nga Milwaukee, sipas zyrtarëve.
Kryebashkiaku i Milwaukee Tom Barrett tha dje në një koferencë për shtyp:
Kjo është një ditë tragjike për qytetin tonë, një ditë tragjike për shtetin tone. Pesë familje, gjashtë familje në të vërtetë, janë të pikëlluara. Është koha që ne të mendojmë për këto familje.”
Zyrtarët thanë që ata nuk do t’i bëjnë publikë identitetet e viktimave derisa të njoftohen familjarët e tyre.
Për momentin nuk ka informacione lidhur me shkakun që e shtyu personin të kryente krimin dhe në fund edhe të vetëvritej.
Burimi: abcnews.go