Tarifa e vendosur prej 2.4 milionë lekësh të vjetra për një vit studimor ka shtuar edhe më shumë zemërimin tek studentët e mjekësisë.
Ata kanë dalë sërish në protestë duke kërkuar shfuqizimin e ligjit, pasi tarifa është e papërballueshme.
Studentët insistojnë në shfuqizimin e ligjit, ndërsa që prej fillimit të vitit akademik, auditoret e Fakultetit të Mjekësisë kanë qenë pothuajse bosh.
Tarifa u miratua dy ditë më parë nga Bordi i Administrimit, ku çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3- deri në 5 vite në vendin e tij, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi.
Nëse një vit studimi ka kosto 240 mijë lekë të reja, për 6 vite studentët duhet të paguajnë 1.440.000 lekë të reja.
Më pas kjo tarifë u kalua në senat dhe të hënën pasdite u miratua edhe nga bordi i administrimit.
p.k\dita