Italia ka vendosur të ndryshojë formatin e turneut të Superkupës, duke “kopjuar” modelin spanjoll. Një formulë e cila shton ekipet pjesëmarrëse në turneun që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.
Asambleja e Ligës së Serisë A ka konfirmuar sot ndryshimin duke bërë të qartë se do të jenë pjesëmarrëse në këtë turne duke filluar nga edicioni i ardhshëm skuadra kampione dhe nënkampione, ashtu si edhe dy finalistet e Kupës së Italisë.
Nëse një nga dy skuadrat finaliste të Kupës do të jenë në vendin e dytë në Serinë A, atëherë në turne do të shkojë skuadra e tretë në renditjen e kampionatit.