“Sunny Hill Festival 2022” mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht

0
“Sunny Hill Festival 2022” mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht
Gjigandi

Ngjarja më e madhe kulturore në Kosovë, “Sunny Hill”, rikthehet këtë vit pas dy vitesh pauzë.

Festivali, i cili ka bërë bujë të madhe në edicionet e mëparshme, edhe sivjet pritet të ketë një shumëllojshmëri aktivitetesh e artistë me renome botërore.

Së fundmi janë zbuluar edhe datat se kur saktësisht do të nisë festivali, i cili kësaj radhe do të zgjasë katër ditë.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, faqja zyrtare e “Sunny Hill” njofton se festivali do të jetë më 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Njëri nga organizatorët e “Sunny Hill”, Alban Kastrati, në një intervistë dhënë për abc24.aln tha se festivali edhe në këtë vit do të jetë në qendër të rajonit, e shumë vendeve në botë.

RonaTyra

“Në pamundësi me i zbulu gjitha detajet, mund të themi se këtë verë Prishtina do ta merr sërish gjithë vëmendjen e rajonit, Evropës Juglindore e shume vendeve të ndryshme të botës, sepse do ta kemi një edicion të festivalit i cili do të përflitet e mbahet në mend gjatë, prej gjithë atyre që do ta kenë rastin ta përjetojnë”,ka thënë ai.

Ndërkaq, sa i përket lokacionit akoma nuk është vendosur se ku do të mbahet “Sunny Hill” pavarësisht aludimeve.

Në vijim pritet që të zbulohen edhe disa prej yjeve botëror që do marrin pjesë në festival.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu