Kryeministri britanik Rishi Sunak mbajti ‘samitin e emigrantëve’ me Theresa May për të siguruar mbështetjen e saj për mbylljen e zbrazëtirave në ligjet moderne të skllavërisë që lejojnë azilkërkuesit të parandalojnë dëbimin e tyre nga Britania e Madhe.
Sunak u takua me paraardhësen e tij Theresa May, për të amenduar një ligj që ajo hartoi lidhur me aktin e Skllavërisë Moderne në 2015.
Kryeministri njoftoi javën e kaluar se trajtimi i problemit të emigrantëve është një prioritet, duke u zotuar të pastrojë numrin e kërkesave të mbetura për azil deri në fund të vitit 2023, ndërsa do të krijojë edhe një komandë të re operacionale me varka të vogla për të monitoruar detin, e po ashtu do të vendosë një grup oficerësh të forcave kufitare në aeroportin e Tiranës.
Në mënyrë kritike, legjislacioni do të hartohet në një mënyrë që, ata që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht të ndalohen dhe të kthehen në shtëpi.
Një burim tha Dailymail se: Rishi i kërkoi Theresa-s që të ndihmonte duke frenuar abuzimet me ligjin. Theresa e ka bërë të qartë se ajo nuk do të pranojë asnjë ndryshim që zvogëlon masat mbrojtëse thelbësore.
Si Sekretare e Brendshme, në vitin 2015, ish-sekretarja e Brendshme solli Aktin për Skllavërinë Moderne për të ndihmuar përafërsisht 10 mijë persona që jetonin në robëri shtëpiake ose që ishin trafikuar për seks. Por këto ligje po përdoren nga shumë emigrantë tashmë për të ndaluar dëbimin e tyre nga Britania.
“Ajo dhe Rishi (Sunak) kanë një marrëdhënie të mirë dhe ajo mirëpret disa nga hapat që ai ka ndërmarrë, veçanërisht marrëveshjen me Shqipërinë, dhe ajo do të vazhdojë të ndihmojë ku të mundet”, tha po i njëjti burim.
j.l./ dita