Sulmuesi serb Dusan Vlahovic është zyrtarisht pjesë e Juventusit. Ai iu nënshtrua vizitave mjekësore për të firmosur më pas një kontratë deri në 2026.
Vlahovic do të përfitojë në Torino 7 mln euro neto në sezon ndërsa Juve i pagoi Fiorentinës 70 mln euro kesh plus 10 të tjera bonuse, 11,6 mln euro shkuan për agjentët dhe komisione.
Vlahovic do të mbaj të veshur fanellën me numrin 7, fanellë që e mbante Cristiano Ronaldo.