Sulmi kibernetik, AKSHI njofton rihapjen e disa shërbimeve online

0
Gjigandi

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka njoftuar këtë të martë se shërbimi online do t’i rikthehet normalitetit, pas sulmit kibernetik që pësoi dy ditë më par.

Mësohet janë kthyer në normalitet: drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor, drejtoria e përgjithshme e Doganave, fondi i sigurimit dhe agjencia kombëtare e Barnave.

Njoftimi i plotë:

Kundërofensiva e AKSHI-t dhe aleateve ndaj sulmit kibernetik po ecën me ritme te shpejta dhe ne perputhje me planin e emergjencës. Pas një pune të jashtëzakonshme, prej 96 orësh papushim, nga ekipi i inxhiniereve dhe ekspertëve IT të AKSHI-t, ndihmës së skuadrës së Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerëve të “Jones Group International”, po kthehemi në normalitet.

Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i Fiskalizimit janë rikthyer në funksion të plotë brenda 12 orësh.

RonaTyra

Që prej ditës së djeshme është kthyer në funksion të plotë:

– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave;

– Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;

– Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike;

– Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave.

Po punohet me intensitet për kthimin një e nga një të të gjitha shërbimeve që ofrohen në e-albania dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të sistemeve të tjera. Ndjekja e protokolleve të reagimit ndaj sulmeve kibernetike, izolimi i menjëhershëm i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare, që në momentet e para, bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura. Kjo rezultoi kundërpërgjigjia e duhur ndaj këtij sulmi masiv të pandodhur kurrë më parë ndaj vendit tonë.

Falënderojmë çdo qytetar, biznes, punonjës administrate, shtetas të huaj në Republikën e Shqipërisë, për durimin dhe mirëkuptimin në përballjen me këtë armik kibernetik të përbashkët.

Siguria kibernetike dhe ofrimi i shërbimeve publike online ka qenë dhe do të mbetet prioriteti ynë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu