Një avion me shqiptarë është nisur nga Tel Avivi drejt Tiranës, ndërsa situata në Izrael vijon të jetë kritike për shkak të sulmeve nga terroristët e Hamas.
Mësohet se Shqipëria ka dërguar një prej avionëve të “Air Albania”, avionin “Fishta”, për të evakuar disa shtetas shqiptarë.
Avioni ka mbërritur Izrael rreth orës 18:10 dhe është nisur tashmë drejt Tiranë, ku pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit rreth orës 17:45 minuta.
Për momentin nuk dihet se sa është numri i shqiptarëve që janë evakuar. Edhe Tel Avivi ka qenë gjatë orëve të fundit nën sulme të shpeshta të raketave të lëshuara nga Hamas, ndërsa numri i viktimave që nga nisja e sulmit raportohet se i ka kaluar 600 izraelitë.
Megjithë rrezikun e lartë, aeroportet në Izrael, ndër to edhe ai në Te Aviv kanë vijuar të funksionojnë përgjatë gjithë ditës.
a.c./dita