Stuhitë tropikale, shtyhet takimi i Trump në Nju Hemshër

0
Gjigandi

Një tubim fushate për Presidentin Donald Trump i planifikuar për të shtunën në Nju Hemshër është shtyrë për një “javë ose dy” për shkak të një stuhie tropikale në Bregun Lindor, u tha Sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany të premten gazetarëve. Tubimi ishte caktuar të zhvillohej në qytetin Portsmuth, të Nju Hemshërit të shtunën.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, Stuhia Tropikale Fay pritet të kalojë të shtunën në pjesën veri-lindore të populluar shumë në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë reshje të moderuara apo të mëdha si dhe mundësinë e disa përmbytjeve. Stuhia pritet të sjellë shi dhe erëra të forta në jug të Nju Hemshërit herët të shtunën, por do të ketë lëvizur nga zona deri në pasdite, tha meteorologu i Shërbimit Kombëtar të Motit Dan Peterson.
Një parashikim i postuar në Weather.com parashikon një shans prej 8% deri në 15% të rreshjeve të shiut në Portsmuth të shtunën mes orës 7 dhe 10 të mbrëmjes; E diela parashikohet të jetë kryesisht me diell. “Tubimi i planifikuar për të shtunën në Portsmuth, është shtyrë për arsye sigurie për shkak të Stuhisë Tropikale. Do të planifikohet dhe së shpejti do të njoftohet një datë e re”, tha Tim Murtaugh, drejtori i komunikimit të fushatës Trump.
Republikani Trump ka zhvilluar një seri aktivitetesh kohët e fundit me grumbulime turmash të mëdha pavarësisht paralajmërimeve nga profesionistët e shëndetit publik për rreziqet e tubimeve të tilla gjatë pandemisë. Guvernatori i Nju Hemshërit, Chris Sununu, një republikan, tha në fillim të kësaj jave se ai planifikonte të përshëndeste presidentin Trump në aeroport, por nuk do të merrte pjesë në tubim për shkak të numrit të njerëzve që priteshin. “Unë nuk kam në plan ta vë veten në mes të një turme me mijëra njerëz … si guvernator, përpiqem të jem tepër i kujdesshëm për veten dhe familjen time,” tha ai.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu