Studimi në Itali: Cila është mosha mesatare e të prekurve nga koronavirusi

0
Gjigandi

Instituti Suprem Italian i Shëndetit Publik ka publikuar studimin e parë në nivel kombëtar mbi epideminë e përhapjes së koronavirusit në Itali që nga identifikimi i rasteve të para e deri më sot.

Duke analizuar të dhënat mikrobiologjike e epidemike në nivel rajonal, e rezultatet e laboratorëve shtetërore, të përditësuara deri më datë 9 mars 2020, ky institucion ka arritur në konkluzione të rëndësishme.

Mosha mesatare e personave të infektuar në Itali është 69 vjeç e 10% janë nën moshën 50 vjeç.

Studimi ka evidentuar se grupmoshat e reja dhe pse janë më të pak të prekur nga virusi, sjellja e tyre është thelbësore për të evituar infektimin.

Dhe pse tek të rinjtë virusi shfaqet në forma më të lehta e më pak vdekjeprurës, kjo grupmoshë është më e prirur për të infektuar të tjerët. Deri më sot në Itali ka vetëm 1 rast në moshën 18 vjeç pozitiv me koronavisur.

RonaTyra

Vlera më frekuente e shfaqjes së simptomave të sëmundjes është nga 4 deri në 7 ditë. Nëse në një grup të ngushtë personash njëri është pozitiv, pjesa më e madhe e personave të tjera mund të shfaq simptomat e koronavirusit brenda 5 ditëve.

Sipas Institutit Italian të gjithë personat pozitivë nga koronavirusi janë infektuar në Itali, me përjashtim të 3 rasteve, çiftit të turistëve kinezë i verifikuar në Romë i cili ka mbërritur nga Ëuhan i infektuar, si dhe një shtetasi iranian i cili ka mbërritur ke koronavirus nga Irani në Lombardi.

Nga analizimi i një kampioni të personave të infetkuar, është arritur në konkluzionin se nuk është e mundur të rindërtohet për të gjithë pacientët zinxhiri i transmetimit të infeksionit.

Shumica e rasteve të raportuar në nivel kombëtar kanë lidhje epidemike me personat pozitivë me virusin që vijnë nga rajonet e Lombardisë, Veneto e Reggio Emilia (që janë dhe zonat më të prekura).

Kuadri klinik është i përcaktuar vetëm për 2539 raste prej të cilëve 9.8% nuk shfaqin asnjë simptomë, 5.1% shfaqin simptoma të lehta, 30./ % shfaqin simptoma por për të cilat nuk është specifikuar niveli i ashpërsisë së virusit, 30.1% shfaqin simptoma mesatare, 5.6% me simptoma të rënda e 18.6% në gjëndje kritike.

21% të të infektuarve janë të shtruar në spital e 12% kurohen në terapi intensive.

44% janë mbi moshën 70 vjec, 46% nga 51-70 vjec, 10% nga 19-50 vjec.

Sipas Drejtorit të Insitutiti Suprem Shëndetit Publik Italian, në sondazhin e kryer vihet re një përqindje e konsiderueshme e personave të prekur nga virusi në moshën nën 30 vjec, shifër kjo që konfirmon sa sa e rëndësishme është kjo grup moshë në transmetimin e virusit.”

3.5% të të infektuarve e koronavisur janë në moshën 20-29 vjeç e 5.6% në moshën 30-39 vjeç.

burimi : gazeta express.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu