Studimi: Ndryshimet klimatike mund të përkeqësojnë sezonin e polenit

0
Studimi: Ndryshimet klimatike mund të përkeqësojnë sezonin e polenit
Gjigandi

Ndryshimet klimatike e kanë bërë tashmë sezonin e alergjive më të gjatë dhe numrin e polenit më të lartë, i cili do të vazhdojë të rritet më shumë në vitet e ardhshme, sipas një studimi të ri të botuar në revistën “Nature Communications”.

Sezoni i polenit mund të fillojë 10-40 ditë më herët dhe të zgjasë 5-20 ditë më shumë, me nivele të polenit që mund të trefishohen në disa vende nëse emetimet e karbonit nuk frenohen, zbuluan studiuesit.

Moti më i ngrohtë lejon që bimët të fillojnë të lulëzojnë më herët dhe të vazhdojnë të lulëzojnë më vonë gjatë sezonit, ndërsa dioksidi i karbonit në ajër nga djegia e lëndëve djegëse si qymyri, benzina dhe gazi natyror i ndihmon bimët të prodhojnë më shumë polen, thotë një nga studiuesit Allison Steiner.

Sezoni i alergjive tashmë është përkeqësuar në dekadat e fundit, raportojn ekspertët duke thekuar se sezoni i polenit fillonte në mes të marsit dhe tani shpesh fillon në mes të shkurtit si pasojë e ndryshimeve klimatike.

RonaTyra

Këtu janë këshillat e tyre për të ndihmuar në zbutjen e simptomave tuaja gjatë një sezoni të zgjatur të alergjive, pavarësisht nëse jeni alergjik ndaj polenit ose keni astmë që shkaktohet nga poleni.

  • Përpiquni të minimizoni kohën jashtë kur numri i polenit është i lartë, veçanërisht në orët e para të mëngjesit, kur të dy mjekët thonë se numri i polenit është më i lartë.
  • Mbani dritaret tuaja të mbyllura në makinë dhe në shtëpi për të shmangur hyrjen e polenit.
  • Hiqni veshjet e jashtme (poleni mund të ngjitet në të) sapo të jeni brenda.
  • Bëni dush për të hequr polenin nga trupi juaj, pasi mund të ngjitet edhe në flokët dhe qerpikët tuaj.
  • Maskat kundër pluhurit mund të ndihmojnë në reduktimin e ekspozimit ndaj grimcave të vogla si poleni./ WebMD

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu