Reperi i njohur Stresi i është drejtuar kamerës mëngjesin e sotëm në “BBVK”, për t’ju kërkuar qytetarëve të Prishtinës, t’i gjejnë psikologen më të mirë të qytetit.
“Kam nevojë që kur të dal nga këtu, të më gjeni psikologen më të specializuar, më të respektuar dhe më të mirë të Prishtinës”, tha Stresi.
Nëse ka një banor që ka bërë disa deklarata surprizuese në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”, ai është padiskutim reperi Stresi.
Përveç deklaratave për Keisin, apo vendimeve për t’u larguar, së fundmi ka ardhur një tjetër “perlë” nga ai. Stresi deklaroi gjatë një bisede me banorët e “BBVK” se është i bindur që në shtëpi ka fantazma.
Pjesë nga biseda:
Stresi: Natën e parë jam zgjuar keq, edhe në mëngjes.
Gresa: Një natë kemi parë të gjithë ëndrra të këqija, të gjithë.
Stresi: Unë mendoj që ka fantazma këtu brenda. Jo ka. Për Zotin ka. Kam vënë re që vijnë na shohin edhe ikin, na afrohen shumë. A i ke dëgjuar sipër? Ka, unë e di.
Së fundmi, Stresi është shprehur gjithashtu se ndihet shumë i lumtur që është bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”. Gjatë një bisede me Gresën, modelja e pyeti nëse do të shkonte në “Big Brother VIP Albania”, por përgjigja e reperit ishte e prerë: “Kurrë!”
I pyetur më tej nga Gresa për arysen, ai tha: “Për shumë arsye”.