Spitali në Gaza doli jashtë funksioni, Turqia: Jemi të gatshëm të trajtojmë pacientët me kancer

0
Gjigandi

Pas Emirateve të Bashkuara Arabe që thanë se ishin përgatitur për të trajtuar 1000 fëmijë palestinezë nga Gaza, Turqia ka bërë ofertën e saj.

Turqia ka thënë se do të trajtojë pacientët palestinezë me kancer, pasi i vetmi objekt onkologjik në Gaza, spitali i Miqësisë Turko-Palestineze, i mbaroi karburanti.

Ministri i Jashtëm Fahrettin Koca tha se nëse do të bëhet koordinimi i nevojshëm, ata mund të vazhdojnë trajtimin e tyre në Turqi.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo mbështetje në vazhdimin e trajtimit të pacientëve me kancer, të cilët u nxorën me forcë nga spitali për shkak të mungesës së burimeve”, tha Koca.

“Komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse fatkeqësisht nuk kanë marrë iniciativën e mjaftueshme për të parandaluar sulmet në spital. Të shpëtosh jetën e pacientëve është tashmë detyrim”,shtoi ai.

RonaTyra

Dr Marwan Abusada, shefi i kirurgjisë në spitalin al Shifa të Gazës, më i madhi në territor, tha se situata ishte “më shumë sesa katastrofike” në objektet mjekësore.

Njerëzit e zhvendosur jetonin në oborrin e spitalit dhe brenda ndërtesës, duke përfshirë korridoret e tij, tha ai.

Kujtojmë se Turqia, e cila fillimisht u shfaq si një ndërmjetës i mundshëm konflikti, është bërë gjithnjë e më kritike ndaj operacionit ushtarak të Izraelit.

Ajo ka dërguar më shumë se 200 tonë ndihma humanitare dhe një ekip të personelit mjekësor në Egjipt për gazanët, ndërsa ka ofruar gjithashtu ngritjen e një spitali fushor pranë pikës kufitare Rafah.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu