Spitali i ri infektiv/ Kryeministri inspekton ecurinë e rehabilitimit të plotë

0
Spitali i ri infektiv/ Kryeministri inspekton ecurinë e rehabilitimit të plotë
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ishte në spitalin infektiv në QSUT në Tiranë për të parë ecurinë e rehabilitimin e plotë dhe zgjerimin e kapaciteteve të tij, duke e kthyer spitalin e ri në një qendër reference për të gjithë vendin.

“Rëndësi ka që tani i kemi të mbyllura projektet dhe financimet për ta mbyllur gjithë korpusin dhe më në fund do jetë i gjithi një. Do bëjmë dhe ndërhyrje tek fakulteti i mjekësisë, sepse është realisht problem. Tani do rrisim dhe rrogat. Duam ta rrisim deri në 40% dhe e kemi planifikuar këtë gjë”.

Ogerta Manastirliu ministre e shëndetësisë dha detaje nga ky investim.

“Investimi në Spitalin Infektiv, referent për sëmundjet infektive, ka nisur prej muajit mars, investim prej 5.6 milionë eurosh, që parashikon jo vetëm rehabilitimin e spitalit, por edhe një shtesë për të zgjeruar kapacitetet pritëse. Projekti parashikon një rinovim tërësor të ambienteve, por edhe një rikompozim të tyre. Do të kemi në përfundim të këtij projekti, një kapacitet prej 118 shtretërish në këtë spital, do dyfishohen kapacitetet e terapisë intensive në këtë spital, nga 4 në 8 shtretër”.

Najada Como shefe e spitalit infektiv këtë investim e quajti fjalë të mbajtur në kohë rekord dhe është një ëndërr e bërë realitet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu