Spanja sërish kundër kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në BE

0
Gjigandi

Spanja është shprehur kundër kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në BE. Përfaqësuesi i Spanjës, Pascual Navarro, gjatë paraqitjes së tij para Komisionit të Përbashkët për BE ka theksuar se Spanja nuk e njeh Kosovën dhe do të votojë kundër çdo vendimi për dhënien e statusit kandidat.

”Spanja nuk e njeh Kosovën, prandaj do të votojë kundër çdo vendimi procedural dhe dhënies së statusit kandidat të Kosovës”.

Më tej, ai shtoi që të kërkohet mendimi i Komisionit Evropian dhe më pas të debatohet për këtë çështje në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe në fund të vendosin liderët evropianë në Këshillin Evropian, raporton Klan Kosova.

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së, së bashku me Greqinë, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë, që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

a.m/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu