Monitorimi me metoda speciale të shoferëve të disa drejtorëve të pushtetit vendor dhe qendror nga SPAK dhe BKH, ka çuar në zbulimin e një skeme merimangë korrupsioni me tendera mes disa biznesmenëve dhe funksionarëve publikë. Mes biznesmenëve në rrethin e SPAK-ut është edhe pronari i kompanisë së ndërtimit Rafin Company, Renido Petritaj, i cili besohet se është fasadë e babait të tij, Nefir Petritaj, një ndërtues i hershëm me lidhje të forta korruptive.
Kompania Rafin Company është themeluar në vitin 2015, pa kapital, pa mjete dhe pa punëtorë, por me linjat e duhura për të marrë tendera. Edhe pse nuk kishte bërë punë të ngjashme, gjatë 5 viteve të fundit, kompania e Renido Petritajt ka marrë rreth 35 milionë euro tendera publikë e vetme dhe në bashkëpunim. Duke mos pasur eksperiencë, staf dhe mjete, kompania ka aplikuar në tendera me letra false si dhe ka manipuluar me zbatimin e kontratave, me volumin e punimeve dhe cilësinë, duke ndarë paratë me drejtorët dhe kryebashkiakët që kanë urdhëruar komisionet e vlerësimit të ofertave që tenderat t’i fitojë në mënyrë jo të rregullt kompania Rafin CoCompany. SPAK dhe Byroja e Hetimit ka zbuluar se si kompania Rafin Company ka korruptuar të paktën tre funksionarë publikë, duke ndarë me ta qindra mijëra euro.
Për të siguruar paratë e ryshfetit që ka marrë me tendera, kompania ka kryer evazion fiskal si dhe ka manipuluar me shpenzimet.
Vijon…/ Abc24.al