SPAK bën bilancin e punës për shtatorin: Kemi regjistruar 22 procedime penale

0
Gjigandi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka bërë publike bilancin e punës për muajin shtator.

Organi akuzës thekson se gjatë muajit shtator janë paraqitur 14 kallëzime penale, po ashtu janë regjistruar 22 procedime penale nga të cilët 11 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Njoftimi i plotë:

Mbi disa tregues statistikorë të punës së Prokurorisë së Posaçme për muajin Shtator 2022

Janë paraqitur 14 kallëzime penale, nga të cilat, është vendosur mosfillim i hetimeve për një kallëzim.

RonaTyra

Janë regjistruar 22 procedime penale, nga të cilët 11 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 2 procedime penale me 2 persona të pandehur, nga të cilat, një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme është miratuar nga Gjykata e Posaçme masë sigurimi personal ndaj një personi nën hetim.

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 3 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 4 të pandehur, dhe për një të pandehur është dhënë pafajësi.

Janë kthyer 30 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Janë ekzekutuar 4 vendime penale ku kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 7 të dënuar.

Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 15 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 4 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

Janë nxjerrë vendime nga prokurorët për 5 të dënuar për përfundimin e dënimit alternativ.

Janë vënë në ekzekutim 6 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 10 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.

Është dërguar pranë autoriteteve të huaja një kërkesë për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore.

Është dërguar dokumentacioni pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e një shtetasi shqiptar nga jashtë vendit në Shqipëri.

Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e një shtetasi shqiptar.

Janë mbajtur 6 takime koordinuese me autoritetet e huaja sa u përket skuadrave të përbashkëta hetimore në kuadër të procedimeve penale në hetim, palë në këto marrëveshje nga të cilat, 3 takime janë zhvilluar jashtë vendit dhe 3 takime janë zhvilluar në Shqipëri.

Shtatë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë marrë pjesë në 6 Trajnime dhe Konferenca jashtë vendit.

U është kthyer përgjigje e plotë 13 kërkesave zyrtare për informacion.

Është hartuar Programi Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 i SPAK në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore.

Është hartuar Raporti i Monitorimit të Zbatimit të Buxhetit për 8 mujorin 2022 të SPAK.

Janë iniciuar 4 procedura prokurimi.

Janë nënshkruar 7 kontrata të furnizimit me mallra dhe shërbime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu