Spahia: Shkodra e dha provën që s’i përkulet regjimit, tani fryma të përhapet në të gjithë vendin!

0
Spahia: Shkodra e dha provën që s’i përkulet regjimit, tani fryma të përhapet në të gjithë vendin!
Gjigandi

Bardh Spahia, kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, ka marrë fjalën në përkujtimoren që po mbahet sot në Shkodër në nderim të katër dëshmorëve të demokracisë.

“Ranë katër djem të Shkodrës dhe si u plagosën më shumë se qindra qytetarë, – tha Spahia. –  2 prilli 1991 ishte ditë e trishtueshme, por ishte edhe prologu i fundit i pashmangshëm i diktaturës komuniste.

Sot, 31 vite më pas, Shkodra dhe qytetarët e saj e gjejnë veten sërish në betejë dhe kudo kumbon thirrja “Liri – Demokraci”.

Bashkimi ynë, pavarësisht mosdakortësive është amanet jo vetëm i dëshmorëve të demokracisë. Është emergjencë kombëtare, largimi i këtij regjimi.

Shkodra e dha provën e saj të radhës që nuk i përkulet regjimit. Tashmë është koha që nga Shkodra, fryma e bashkimit dhe e përballjes me të keqes të përhapet në të gjithë vendin, është amanet i dëshmorëve. Nderim dhe mirënjohje përjetë heronjve të demokracisë!”,

RonaTyra

theksoi kryebashkiaku Spahia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu