Kandidati i PD për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia foli për zgjedhjet e 6 marsit.
Ai theksoi se po takon çdo ditë qytetarë shkodranë, pasi për të është e rëndësishme çdo votë.
Spahia theksoi se në të gjitha takimet po mundohet të evidentojë problemet por edhe zgjidhjet ndërsa diskuton me qytetarët.
‘Mua më pëlqen ta konsideroj garën në çdo seriozitet deri në numërimin e votës së fundit, për këtë po i kushtoj vëmendjen kontaktit me njerëzit, për të bërë takime edhe tematike me grup[e interesi të rëndësishme në mënyrë që të kuptojmë problematikat që ka qyteti ynë dhe zgjidhjen e tyre, ky është fokusi im, për të orientuar sa më shumë shkodranë në kutitë e votimit’
, tha Spahia.
Më tek kandidati i PD deklaroi se zgjedhjet e 6 Marsit kanë një rëndësi të veçantë pasi nuk janë vetëm lokale, por të një rëndësie kombëtare për situatën në të cilën ndodhet vendi. Ai u shpreh se më 6 Mars ndryshimi fillon nga Shkodra për të vijuar më pas në të gjithë Shqipërinë.
‘Unë besoj se po, është krijuar një frymë që synon një ndryshim të madh që fillon nga Shkodra për të vijuar në të gjithë Shqipëri. Ky moment nuk ka vetëm rëndësinë e Bashkisë Shkodër por moment i rëndësishëm për opozitarizmin në të gjithë vendin’,
tha ai.
Më tej Spahia theksoi se fushata zgjedhore u eklipsua pak për shkak të luftës në Ukrainë e cila ka marrë vëmendje të madhe. Ndërsa shtoi se ai dhe gjithë shqiptarët janë në mbështetje të Ukrainës.