Sot u zgjodh kreu i ri, PD sulmon SPAK dhe Yuri Kim: Është një bisht i diskretituar, po përdoret për gjah ndaj opozitës

0
Gjigandi

Partia Demokratike në një ditë të shënuar për SPAK, ku sot u zgjedh kreu i ri i kësaj strukture Altin Dumani, e ka sulmuar këtë institucion duke e cilësuar si një bisht të diskredituar.

Sipas PD-së së Sali Berishës, SPAK është i kapur dhe jo i pavarur. PD në një deklaratë të fundit thekson se SPAK po përdoret për gjah ndaj opozitës. PD me gjuhën e Sali Berishës ka sulmuar dhe ambasadoren Yuri Kim duke thënë se ajo bën rolin e guvernatores.

Kujtojmë se nga ana e saj Yuri Kim u ka njohur merita si qeverisë ashtu edhe opozitës lidhur me përkushtueshmërinë ndaj Reformës në Drejtësi.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE:

Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK u njollos që në nisje të saj dhe si i tillë është i pabesueshëm.

RonaTyra

Përplasja për drejtuesin e SPAK mes Yuri Kim dhe Edi Ramës nuk është shenjë se drejtësia është e pavarur, por se ajo është kapur.

SPAK ka patur mjaftueshëm kohë për t’i dhënë prova publikut të kundërtën duke konsumuar mandatin e një drejtuesi.

Prej krijimit të saj SPAK ka patur në dorë dhjetëra skandale, të cilat ose janë hetuar nga bishti ose nuk janë prekur fare.

Një ‘pallat drejtësie’ në korridoret e të cilit shkon për të bërë ekskursione dhe për të dhënë direktiva kryeministri dhe një ambasadore që bën rolin e guvernatores, nuk është as i pavarur, as i lirë dhe as i ndarë nga pushteti ekzekutiv, siç e kërkon një demokraci normale dhe funksionale.

Me këto fakte të pakundërshtueshme, SPAK është thjeshtë një seksion i Partisë Socialiste.

Kujtojmë se SPAK nisi punën para 2 vitesh duke shpallur moskompetencën për dosjet famkeqe të blerjes së votave nga qeveritarët e lidhur me krimin ato 184 dhe 339 të cilat më pas ia përcolli Prokurorisë së Dibrës.

SPAK nuk hetoi krimin zgjedhor, i cili ne 9 vitet e fundit ka përcaktuar strukturën e shtetit.

Me këtë akt SPAK dëshmoi se është vetëm një bisht i i diskretituar i qeverisë.

SPAK po përdoret në mënyrë antiligjore, anikushtetuese për gjah ndaj opozitës dhe shënon kapjen dhe dështimin e plotë të reformës sorosiane të drejtësisë në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu