Sot mblidhen 5 komisione, opozita premton bllokim, mazhoranca plan “B” për mbledhjet

0
Gjigandi

Opozita do bllokojë edhe sot komisionet parlamentare.

Në rendin e ditës janë parashikuar 5 komisione parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024.

Pritet që opozita të mos lejojë mbajtjen e tyre derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre: mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Socialistët e kanë gati skenarin “B”, që mbledhjet t’i zhvendosin online, pavarësisht se kjo mënyrë parashikohet vetëm në situatë të jashtëzakonshme.

 

RonaTyra

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu