Sony Corp ka konfirmuar se divizioni i lojërave do të ndalojë dërgesat e softuerëve dhe pajisjeve në Rusi, pasi konflikti në Ukrainë hyn në ditën e 14-të.
Kjo do të përfshijë dërgesat e lojës së saj të re garash, Gran Turismo 7, raporton skynews.
Ndërkohë, Sony Interactive Entertainment tha se kishte pezulluar funksionimin e PlayStation Store në Rusi.
Kjo është e fundit në një listë të gjatë të markave që ndërpresin operacionet në Rusi.
Ndryshe, McDonald’s, Starbucks dhe Coca-Cola kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm gjatë ditës së djeshme. /