Artisti i njohur nga Shqipëria, Skerdi Ago, ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.
Paralajmërimin e ka bërë me anë të një videoje të shpërndarë me fansat në Instagram.
Ai ka shpërndarë një pjesë të shkurtër nga xhirimet e klipit, gjersa mori reagime të shumta rreth prurjes që do të sjellë.
“Së shpejti. Tina”, ka shkruar ai.
Kjo vjen një muaj pas këngës “Du Du”, të cilën e solli saktësisht më 11 shkurt 2022.
Skerdi ndërkaq po vazhdon të jetë aktiv dhe mjaft i angazhuar në muzikë me projektet që kanë grumbulluar miliona klikime në YouTube.
/abc24.al/