Organet e drejtësisë kur bashkëpunojnë dhe kanë vullnetin e mirë për të ulur kriminalitetin në vend ja arrijnë qëllimin por nëse një prej hallkave shkëputet, aty lulëzon krimi ndoshta edhe më me epërsi nga çka qenë.
Konkretisht flasim për qarkun e Korçës ku policia dhe prokuroria ka bërë një punë të jashtëzakonshme në evidentimin, hetimin dhe kapjen e personave që shkelin ligjin. Nga ana tjetër gjykata nuk ecën me standardet e policisë dhe prokurorisë duke devijuar nga qëllimi i drejtësisë dhe për pasojë shërbyer krimit dhe jo popullit.
Konkretisht bëhet fjalë për operacionin “Restart” që vuri në pranga një grup i tërë të strukturuar por ata që policia dhe prokuroria dërgonte në qeli natën, gjykata i lironte “ditën”.
Juxhin Kulla ishte një ndër personat i cili u kap gjatë këtij operacioni por që u lirua nga çekiçi i gjyqtarit për një shumë prej 40 mijë eurosh. Klauzola e përdorur për lirimin e këtyre eksponentëve ishte lënia e lirë pasi personi nuk ishte përsëritës në veprën penale. Ndërkohë krejt e kundërta është e vërtet, Kulla është një person me veprimtari të theksuar kriminale dhe pas tij qëndron një dosje voluminoze me shumë fashikuj që edhe në media ka bërë bujë.
Madje personit në fjalë i është bërë edhe atentat në banesë më datë 31 gusht 2019 por Juxhin Kulla ka refuzuar të hap gojë për personat që dyshonte se kanë shkrehur kallashin me predha në drejtim të banesës së tij.
Kulla, rezulton një person i dënuar për vepren penale armë mbajtje pa leje por nuk i ka dhënë policisë asnjë informacion të vlefshëm, që do çonte drejt identifikimit të autorëve Besnik Shehu, Arben Lera dhe gjyqtari i apelit me iniciale D.H. Ndërsa 36-vjeçari ishte një person i njohur për policinë në fushën e narkotikëve. Kulla është arrestuar dy herë për vepra penale “armë mbajtje pa leje”.
Burime bëjnë me dije për Abc24.al se për lirimin e Kullës janë paguar 40.000 euro.
Një tjetër person është liruar në këto shifra, Romeo Arushka dyshohet se ka paguar 50.000 euro për të lënë qelinë.
Këta persona dhe të tjerë janë liruar nga gjyqtari Besnik Shehu, Arben Lera dhe gjyqtari i apelit me iniciale D.H. Ky shtetas i kapur pas hetimeve të prokurorisë në bashkëpunim me policinë por me të njëjtin motivacion, nuk ka qenë përsëritës i veprës penale ka lënë qelinë dhe shijon lirinë.
Këtij personi në banesën e tij në Korçë iu gjendën sasi parash dhe armët të cilat ai i mbante pa lejen përkatëse.
Si të përfshirë në këtë biznes të paligjshëm, policia ka arrestuar dhe disa persona që ishin pjesë e administratës shtetërore dhe spitaleve në Korçë.
Ndër emra të tjerë rezulton edhe shtetasi Klaudio Asllani i akuzuar dhe i arrestuar nga policia për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Klaudio Asllani është kapur me armë zjarri duke përgatitur për të vrarë një shtetas dhe pse sapo dalë nga burgu sërish se ka ndaluar gjykatën e apelit Korçë ta nxjerrë nga burgu për një muaj!
Në një kohe kur policia e prokuroria finalizojnë hetime te suksesshme që çojnë ne burg mbi 150 persona është gjykata ajo që u prish dasmën dhe sidomos disa gjyqtarë ne prag vetingu apo dhe të shkarkuar që nxitojnë të vjelin ç’të munden duke mbyllur me turp detyrën e tyre!
Policia dhe Prokuroria de motivohet në kushtet që gjykata vrapon ti nxjerr nga qelia këta eksponent kriminal. Më poshtë do të sjellim një dosje të plotë të 2 gjyqtarëve që futën sistemin në kolaps dhe krimit i dhuruan festën. Gjyqtari Arben Lera dorëzoi dorëheqjen nga organet e drejtësisë për të shmangur vetingun. Gjatë kohës që kërkesa e tij për tu larguar nga radhët e gjykatës po i nënshtrohej procedurave të ekzekutimit ka liruar edhe dy persona të tjerë.
Lera është kërcënuar disa herë ndërsa prej Komisionit të Kualifikimit ka pasur problematika me deklarimin e pasurisë. Para se të bëhej gjyqtar, sipas formularit të vetë deklarimit, Lera rezulton të ketë punuar në emigracion në Greqi përgjatë viteve 1991-1992. Sa i përket pasurisë, subjekti Arben Lera rezulton se të ardhurat e tij burojnë nga dy paga, nga gjykata dhe nga universiteti i Korçës.
Në vitin 2008 ai deklaron se ka investuar 500 000 lekë në lokalin e ndërtuar në truallin e regjistruar në emër të vëllait. Kontributi i subjektit deklarues në këtë lokal, deri në vitin 2008 ka qenë në vlerën 12 000 000 lekë. Sipas të njëjtit deklarim, këtë shumë e ka siguruar nga 10 000 000 lekë që i janë dhuruar nga prindërit, nga 1 000 000 kursime lekë dhe nga 1 000 000 lekë kredi. Edhe në pesë vitet e ardhshme, investimi që gjyqtari ka bërë në lokal kap shifrën e 2 100 000 lekë. Kjo shumë parash, sipas tij, vjen nga kursimet e punës si gjyqtar. Kryetari i gjykatës së Korçës Besnik Shehu është gjithashtu në radhët e togave të zeza që tashmë është rreshtuar në kahun e krimit.
Në deklarimin e pasurisë sipas të dhënave të ILDKPKI, ka shumë paqartësi dhe deklarime të dyshimta.
Deklarimi i pasurisë së tij është një kaos, që duhet hetuar me detaje. Në vitin 2013, siç deklaron ai e kanë thërritur në ILDKPKI për të dhënë sqarime për pasurinë, por s dihet çfarë ka ndodhur më tej. Krijimi i patundshmërive është i dyshimtë ashtu edhe punësimi I familjarëve. Në një universitet privat tashmë të falimentuar gjyqtari punonte si pedagog, ndërsa bashkëshortja e tij si student, të cilën më vonë e ka punësuar si juriste në OSSH, Korçë. Edhe djali i tij deklaron të ardhura nga Instituti i Statistikave, në Tiranë, pa studimet e masterit. Edhe huatë dhe kreditë që deklaron janë një rrëmujë shifrash, që nuk dihet se për çfarë arsye gjyqtari ka zgjedhur ti deklarojë në këtë mënyrë. I mbetet Vettingu që të hedhë dritë mbi pasurinë e gjyqtarit Shehu, nëse është thjesht pakujdesi prej atij, apo veprime të qëllimshme për të fshehur pasurinë. Me një pasuri në kufijtë e të padeshifrueshmerisë kryetari i gjykatës për çdo të rënë të çekiçit për mijëra euro.
Kjo mënyrë ku Prokuroria heton, policia arreston dhe gjykata liron duhet të marr fund një herë e mirë që kriminaliteti në vend të ulët.
*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*