Skandal në Britani, 800 policë hetohen për përdhunime dhe dhunë në familje

0
Gjigandi

Rreth 800 efektivë policie në Britaninë e Madhe po hetohen për abuzime seksuale dhe dhunë në familje.

BBC shkruan se po hetohen rreth një mijë pretendime për abuzime seksuale dhe dhunë në familje, ku pretendohet se janë të përfshirë rreth 800 policë.

Gjithçka nisi pasi një efektiv, David Carrick është deklaruar fajtor për 49 vepra, duke përfshirë dhjetëra përdhunime.

Sir Mark Rowley, komisioner në Policinë Metropolitane, ka thënë se 45 mijë policët dhe stafi në Policinë Metropolitane, do të rikontrollohen për shkelje. Ai po ashtu u ka kërkuar falje viktimave të Carrickut për dështimin në mbrojtjen e tyre.

“Ne kemi dështuar, më vjen keq. Ai nuk duhet të ishte zyrtar policor. Ky burrë abuzoi me gratë në mënyrën më të neveritshme”, ka thënë Rowley.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu