Skandalet me skadencat e produkteve nuk kanë të mbaruar. Një tjetër shqetësim i ngritur nga një qytetar ka mbërritur në redaksinë e Abc24.al
Denoncimi lidhet me lehtësinë e fshirjes së skadencave.
Në video e improvizuar nga ai vet, ky i fundit sqaron se me një lëndë të posaçme që gjendet kudo, lehtësish arrihet që të fshihet plotësisht data e skadencës. Ku për pasojë në çdo lloj artikulli i lë vend rishkrimit të saj.
Qytetari shprehet se shkrimi me bojë në produkte duhet të mos përdoret pasi lë vend për spekulime nga ana tjetër sugjeron gdhendjen me rreze si e vetmja alternativë.