Situata e djeshme mes Kiarës dhe Efit ka sjellë reagim tek publiku. Një ndër ta është edhe Jurgena, vajza e cila menaxhonte Instagramin e Luizit. Në rrjet po bën xhiron e rrjetit një video ku tregon bisedën e kësaj të fundit me Kiara Titon, përpara se ajo të rihynte në shtëpinë e BBV.
Ka qënë Kiara ajo që i ka shkruar e para ku i ka kërkuar të konsumojnë një kafe bashkë dhe më pas një tjetër bisedë e vajzave tregon se dalja e Oltës, hyrja e Bledit, Efit, Ronaldos dhe Kiarës ka qenë e planifikuar që më herët.
Biseda mes tyre:
Kiara: Do doja të pija një kafe me ty.
Gena: Po sigurisht, ku dhe kur do takohemi?
Kiara: Takohemi nesër në x vend ora 3?
Gena: Do hysh prap të shtunën?
Gena: Ke folur me Lorin ose Arbanën? Apo akoma jo
Kiara: Po kam folur dhe të shtunën do firmos një kontratë zemër për pagesën që do më bëjnë.
Gena: Më bën çudi që duan të nxjerrin Oltën, e ka diçka këtu. Mos po kurdisin ndonjë gjë për ti prishur Luizit lojën aty brenda
Kiara: Se di nuk mundem të jap më shumë informacione. Dhe Efi do marrë pjesë sërish në BB, do futet të shtunën se kam folur.
Gena: Epo mirë shpresoj të bëhet më e mira dhe qëndroji pranë Luizit mos le produksionin për ta mposhtur.