Pas Joe Biden, gjenden dokumente sekrete dhe në shtëpinë e Mike Pence

0
Gjigandi

Dokumentet e reja të klasifikuara u gjetën në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence në Indiana javën e kaluar, të cilat ai ia dorëzoi FBI-së, thanë burimet për CNN. Dokumentet që u zbuluan nga një avokat i ish-zëvendëspresidentit janë dorëzuar në Byronë Federale të Hetimeve (FBI).

FBI dhe Divizioni i Sigurisë Kombëtare i Departamentit të Drejtësisë kanë nisur një rishikim të dokumenteve dhe mënyrës se si përfunduan në shtëpinë e Pence në Indiana. Zbulimi vjen pasi Pence ka thënë vazhdimisht se nuk kishte asnjë dokument të klasifikuar në posedim.

Sipas burimeve të CNN, Pence i kishte kërkuar avokatit të tij të kontrollonte shtëpinë e tij dhe ndërsa filloi të kërkonte nëpër katër kuti, gjeti një numër të vogël dokumentesh të klasifikuara. Ekipi i Pence informoi udhëheqësit e kongresit dhe komitetet përkatëse mbi zbulimin të martën.

Ende nuk është sqaruar se me çfarë konkretisht kanë të bëjnë dokumentet, nivelin e ndjeshmërisë së përmbajtjes apo klasifikimin e tyre. Kujtojmë që 6 dokumente të tjera të klasifikuara u gjetën gjatë një kontrolli 13 orësh në shtëpinë e Presidentit Biden në Delaware të premten.

Zbulimet në shtëpitë e Mike Pence dhe Joe Biden vijnë pasi ish-presidenti Donald Trump po përballet gjithashtu me një hetim mbi keqpërdorimin e supozuar të dokumenteve të klasifikuara. Qindra të dhëna të klasifikuara u gjetën në rezidencën e Trump në Florida Mar-a-Lago.

Union Contact

Trump dhe avokatët e tij rezistuan ndaj dorëzimit të dokumenteve derisa FBI bastisi shtëpinë e pushimeve në Florida gushtin e kaluar. Ai mohoi çdo keqbërje, duke pretenduar se Presidenti Biden po trajtohej në mënyrë më të favorshme nga FBI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu