Si u hapën dyert e burgut për Fation Muratin

0
Gjigandi

Fation Murati, në lokalin e të cilit ndodhi masakra e mbrëmjes së të dielës në Don Bosko, me një grua të vrarë dhe gjashtë të plagosur, mes tyre një vajzë 10-vjeçare, është një emër i lakuar në botën e krimit.

Verën e 2022, policia e Krujës, e shpalli në kërkim bashkë me miqtë e tij, Endrit Dokle, Ramazan Rraja, Gentian Reci, Rohan Brahimi e Alesio Dobrozi, nën dyshimet se ishte i përfshirë në masakrën e 3 fishtë te mbikalimi i Fushë Krujës mesditën e 17 korrikut të vitit të kaluar ku viktima mbetën Brilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha.

Policia kërkonte dëshminë e tyre dhe njoftonte pikat e kalimit kufitar që nëse ata paraqiteshin dhe dalje apo në hyrje të shoqëroheshin për t’u pyetur në lidhje me masakrën.

Ndërsa hetimet për masakrën vijonin, Fation Murati u ndalua teksa po udhëtonte në të njëjtin automjet me Endrit Doklen dhe familjen e këtij të fundit. Ish-kreu i njërit prej fraksioneve të bandës së Durrësit, i liruar me kusht, pasi u verifikua u la i lirë, ndërsa Murati u arrestua pasi dyshohej si posedues i armëve të zjarrit të gjetura në një kompleks rezidencial në kryeqytet. Për këtë bazë armatimi ishte arrestuar më herët 25-vjeçari nga Laçi Kristian Gjini. Gjykata e Tiranës caktoi për të masën e arrestit me burg, po ashtu apeli e rikonfirmoi këtë masë në tetor të 2022.

Pak ditë pas arrestimit, prokuroria i sekuestroi edhe pasuritë me vlerë 5 milionë euro, përderisa ishte dënuar nga drejtësia italiane për trafik lëndësh narkotike dhe vjedhje në kuadër të organizatës kriminale. Pavarësisht këtij backgroundi kriminal, gjyqtarja Migena Laska e zbuti masën e sigurisë për të dyshuarin duke e dërguar në arrest shtëpie, pasi u bë rikualifikim i veprës. Ai u akuzua vetëm për armëmbajtje në banesë dhe në këtë mënyra pozita e tij u lehtësua ndjeshëm, çka bëri që dyert e burgut për të, të hapeshin.

RonaTyra

Aktualisht, Fation Murati është në proces gjykimi për armëmbajtje pa leje. Mbrëmjen e së dielës nuk është gjetur në shtëpinë e tij luksoze, kur policia shkoi për verifikim pas masakrës së Don Boskos. Policia ka dyshime se ai është arratisur jashtë vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu