Modeli “Baggy” është bërë i preferuari i femrave në mbarë botën
Bëhet fjalë për këmbë xhinsesh të lëshuara që shkojnë deri në dysheme, të ndjekura nga një prerje e gjerë që nga beli.
Gjatë ditëve të ngrohta do të jenë veçanërisht të preferuara për ne dhe kanë një rregull të thjeshtë për t’i kombinuar që mund të devijojnë.
Xhinset e gjera, si rregull, “kërkojnë” një bluzë apo këmishë më të shkurtër dhe më të ngushtë nëse dëshironi një variant të sigurt.
Mirëpo, moda aktuale shpeshherë devijon nga rregullat e pashkruara, ndaj këtë model e shohim gjithnjë e më shpesh me pjesë të sipërme gjithashtu të gjera.
Ky model është bërë një zëvendësues i mrekullueshëm edhe për tuta, ndaj do t’i shohim edhe me duksa.
Që xhinset “baggy” i përshtaten stilit apo momentit të ditës të gjithsecilit, e dëshmon edhe fakti se në sfilatat e modës ishte gjithnjë e më e zakonshme që manekinet t’i bartnin me këpucë elegante.
Pra, zgjedhja është e juaja, dëgjoni disponimin tuaj dhe arrini tek kombinimi juaj i preferuar.