Si e ndihmoi alkooli njeriun të krijojë qytetërimin

0
Gjigandi

Njeriu është dehur dhe ka udhëtuar mendërisht falë substancave psikodelike që nga kohërat të lashta dhe në mbarë botën. Nuk mungojnë librat interesantë që dokumentojnë predispozitën e specieve tona ndaj substancavedehëse, si dhe shumëllojshmërinë e jashtëzakonshme të mënyrave se si përmbushim ne e dëshirën tonë për një gjendje të ndryshuar mendore.

Siç vëren guru-ja e mjekësisë alternative, Endrju Ueil:”Praktika e përdorimit të drogës, është kaq e përhapur nëhistori, sa që ajo duhet të përfaqësojë padyshim një prirje themelore të vetë qenies njerëzore”.

Në mënyrë të ngjashme, në përmbledhjen e tij mbi shumëllojshmërinë mbresëlënëse të teknologjive që njeriu ka krijuar për të trullosur veten, arkeologu Endrju Sherrat argumenton se “kërkimi i qëllimshëm i përvojës psikoaktive,është të paktën aq e vjetër sa njeriu moderne. Pra me fjalë të tjera, ai është një nga tiparet e Homo Sapiens”.

Gjithsesi, tek këto investigime historike dhe antropologjike të përdorimit të drogave psikotrope, nuk shqyrtohetpyetja themelore se pse njerëzit janë kaq të etur të trullosin mendjet e tyre. Nga pikëpamja praktike, të dehesh me alkool apo të konsumosh drogë, duket si një ide vërtet e keqe.

Në nivelin individual, alkooli është një neurotoksinë që dëmton funksionet njohëse dhe motorike dhe e dëmton trupin. Në nivelin social, lidhja midis dehjes dhe çrregullimit social,nuk është një shpikje e huliganëve modernë apo e studentëve në kampuset universitare.

RonaTyra

Në Romën e lashtë, mbaheshin rregullisht festime të egra dhe të rrezikshme, që kishin emrin e perëndisë Bakus, ose Dionis për grekët e lashtë. Përshkrimet e këtyre ritualeve dhe banketeve me shumë pije alkoolike nga Egjipti i lashtë dhe Kina në figura murale, tregojnë qartë se si konfuzioni, të mos–ndjerit mirë fizikisht, gjendjet e të fikëtit, të vjellat dhe seksi i paligjshëm, ishin pasojat tipike të konsumit të pijeve alkoolike.

Haluçinogjenët e ndryshëm të përdorur nga njerëzit në mbarë botën, janë edhe më të rrezikshëm dhe të dëmshëm. Përveçse na shkëputin plotësisht nga realiteti, përbërja e tyre kimike mund të na çojë deri në vdekje. Kështu një bimë në formën e një kaçubeje të vogël që rritet në shkretëtirën Sonoran, Sophora secundiflora, është aq toksike sa që edhe vetëm një kokërr e vetme do të vriste një foshnje brenda disa sekondash.

Dikush mund të mendojë se njeriu mësoi shumë shpejt të qëndronte larg tij. Në fakt nuk është kështu. Arsyeja është se ato mund të shkaktojnë një trullosje të fortë. Megjithëse nuk kanë asnjë vlerë të njohur kulinare, gjurmët e këtyre kokrrave të kuqe janë gjetur në mbetjet arkeologjike që datojnë disa mijëvjeçarë, kur kulturat e shkretëtirës e përdorën atë për fuqinë e saj dehëse.

Pirja e diçkaje të fortë është ilaç për të gjitha llojet e sëmundjeve, dhe një ngushëllim për çdo pikëllim. Në një dasmë njerëzit pijnë për të festuar; në një funeral për të larguar trishtimin. Por ashtu pihet për qejf me miqtë, si dhe për t’u çlodhur pas një dite të ngarkuar në punë.

Suksesi meriton një shpërblim, ndërsa dështimi e kërkon atë. Kush është shumë i zënë me punë pi për ta larguar disi mendjen; dembelët pinë sepse nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër. Fermerit i duhet të pijë sepse puna e tij është e vështirë; punëtori sepse bën një veprimtari monotone dhe sedentare.

Bën vapë, ndaj pimë për t’u freskuar. Është ftohtë, prandaj le të pimë që të ngrohemi. Por mund të bëjmë më mirë sesa kaq. Së pari, le t’u hedhim një vështrim shpjegimeve klasike shkencore të dëshirës se njerëzve për të pirë. Të paktën në pamje të parë, ato duken më të mira se sa racionalizimet e synuara nga mbështetësit e ndalimit tëalkoolit (Prohibicioni), por në fund rezultojnë po aq të pakënaqshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu