Pas një ulje para pak ditësh, sërish është rritur çmimi i naftës.
Prej 1.59 centë për një litër, çmimi i naftës është rritur në 1.69 centë për litër.
E javë më parë ishte enorme rritja e çmimit të karburanteve. Një litër naftë kushtoi 1.82 centë
Pas rritjes ekstreme të çmimeve të karburanteve, Qeveria pati marrë vendim që t’i subvencionojë çmimet e naftës për buqit deri 5 milionë euro pse 0.36 centë për litër.
Ditë më parë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani tha se nuk do të ketë stabilitet të çmimeve në tregun e karburanteve në Kosovë derisa të përfundojë lufta në Ukrainë.