Shtohen numrat, India rikthen karantinën

0
Gjigandi

Qyteti Chennai në Indi do të hyjë sërish në karantinë pas shtimit të ndjeshëm të numrit të infektimeve atje. 15 milionë banorë përballen përsëri me izolimin total, e shumë shpejt, i njëjti fat mund të presë edhe rajonet fqinjë.

“Bllokim i plotë nga 19 për qarqet Chennai, Thiruvallur, Chengalpet & Kanchipuram,” shkruan në Twitter autoritetet e shetit Tamil Nadu. Karantina sipas tyre, do të mbetet në fuqi të paktën deri në fund të qershorit. Tamil Nadu, ku Chennai është kryeqyteti, konsiderohet rajoni i dytë më i goditur prej sëmundjes pas Maharashtras.
Ky shtet jugor ka regjistruar pak më shumë se 44,000 raste të Covid-19 nga 332.424 që janë regjistruar në mbarë vendin. India shënon gjithsej 9.590 vdekje nga koronavirusi.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu