Trupat ruse që janë bërë pjesë e mobilizimit për operacione ushtarake në Ukrainë do të kenë të drejtën të ngrijnë spermën e tyre falas në kriobanka – raportoi të mërkurën agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS.
Duke cituar Igor Trunov, presidentin e unionit të avokatëve në rusi, TASS raportoi se ministria e shëndetësisë kishte kthyer përgjigje pozitive ndaj kërkesës së tij për ndihmë buxhetore të planit.
Ministria është e vendosur në mbështetjen financiare nga buxheti federal për konservimin dhe magazinimin e spermatozoidëve për qytetarët që mobilizohen për të marrë pjesë në operacionin special ushtarak në vitet 2022-2024”, tha Trunov.
Familjet po ashtu mund të përdorin biomaterialin e konservuar pa pagesë nëse sigurimi i detyrueshëm mjekësor i tyre e lejon këtë.
Rusia ka thirrur nën armë më shumë se 300 mijë rezervistë për të mbështetur atë që ajo e quan operacion special ushtarak në ukrainë me mobilizimin e pjesshëm të shpallur nga Putin në shtator.
Mobilizimi bëri që qindra e mijëra të rinj rusë të largoheshin nga vendi për të evituar dërgimin në luftë dhe ndezi edhe protestat më të mëdha anti-kremlin që kur Rusia dërgoi trupat në Ukrainë.
Lufta, të cilën Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë e quajnë një agresion të provokuar për të rrëmbyer tokën, është në muajin e saj të 11-të, pasi ka hyrë në një fazë të ngadaltë dhe të ashpër, ndërsa moti i acartë i dimrit ka filluar.
a.m/dita