Anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë kanë kërkuar që bordi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSUK) të shkarkohet ku edhe njëra prej arsyeve është edhe rënia e operacioneve duke hedhur dyshime se një pjesë e pacientëve ishte udhëzuar që të kryejnë operacione në spitalet private.
Kërkesa për shkarkimin e bordit do t’i procedohet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Rënien e operacioneve e ka konfirmuar edhe vet Shërbimi Spitalor i Kosovës.
Mirëpo ata janë arsyetuar se njëra prej arsyeve për rënien e numrit të operacioneve është e lidhur edhe me situatën e pandemisë.
“ShSKUK informon opinionin publik se në nivel të SHSKUK gjatë vitit 2021 janë realizuar gjithsejt 33 mijë e 666 operacione, që përbën rreth 7 mijë operacione më pas se në vitin 2019 ( në kohën para pandemisë), ndërsa krahasuar me vitin 2020 janë rreth 7 mijë e 500 operacione më shumë në vitin 2021”
, thuhet në njoftim.