Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 15 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe tre të tjerë post-COVID-19 po marrin trajtim mjekësor në ShSKUK.
Ndërkohë që 9 pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse dy të tjerë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 8 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.