Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 153 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID.
Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 1,712 tiketa trafiku.
Po ashtu, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, nëntë aksidente me të lënduar, si dhe 28 me dëme materiale.
Ndërsa, janë arrestuar 25 persona dhe 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje.