Shqiptarët po i ikin të gjithë, e treçereku i popullsisë pa punë, Rama: Hapim kufijtë për punonjësit e huaj

0
Gjigandi

Ditën e sotme Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit foli për procesin e rindërtimit në vend pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Ai ka deklaruar se do të thjeshtëzojë procedurat për krahun punëtor të huaj që dëshiron në punojë në Shqipëri. Rama shtoi se kjo kërkesë vjen nëse vendet e punës nuk do të plotësohen me punonjës vendas.

Por me sa duket KM harron se Shqipëria mban normën më të lartë në BE dhe rajon për papunësi. Vendi po boshatiset dita-ditës dhe shumica të rinjve janë larguar ose preferojnë të largohen si pasojë e mosplotësimit të minimumit jetik për të mbijetuar e jo më për të bërë një jetë me të ardhura mesatare.

Gjatë fjalimit të tij në Parlament ai deklaroi:

Ne do të hapim kufijtë për punonjësit e huaj, do t’i japim mundësi kompanive që të rekrutojnë punonjës të huaj për të ardhur për të punuar në Shqipëri në rast se kjo do të jetë e nevojshme si pasojë e vendeve të punës që nuk plotësohen me punonjës vendas.

Edi-Rama-Kuvend

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu