“Shqipëria rrezikohet nga tërmetet”, thotë raporti i fundit i Bankës Botërore, cilat janë zonat më të rrezikuara

0
Gjigandi

Banka Botërore vlerëson se Shqipëria rrezikohet nga fatkeqësitë natyrore, të tilla si tërmetet apo përmbytjet.

“Rreziqet e brendshme burojnë nga fatkeqësitë natyrore, partneritetet publike-private dhe ndërmarrjet shtetërore, si dhe rreziqet fiskale që rrjedhin nga një sektor energjetik i bazuar në hidrocentrale të cilat varen kryesisht nga ndryshimet në kushtet hidrologjike,” shkruhet në një raport të Bankës Botërore të publikuar të enjten.

Tërmeti i fundite goditi Shqipërinë në vitin 2019. Ai ka shkaktuar një masë dëmesh të vlerësuar në rreth 1 miliardë euro.

Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë të jetë 3.6% këtë vit, ndërsa ritmi i rritjes të ngadalësohet  në 3.2% në dy vitet e ardhshme. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson potencialin e rritjes ekonomike të Shqipërisë në 4.5% në vit.

Sa i përket tërmeteve, Shqipëria bën pjesë në brezin alpino-mesdhetar. Zonat më të rrezikuara janë, pikësëpari, ajo e bregdetit shqiptar, zona e dytë që paraqet rrezikshmëri është zona e Leskovik-Korçë-Pogradec, ndërsa zona e tretë mbahet si zona e Lushnje-Elbasan-Peshkopi.

RonaTyra

Një shpërndarje e tillë duket se ka të bëjë me ndërtimin gjeologjik dhe tektonik të territorit tonë.

Sipas vlerësimeve, me probabilitet 75%, Shqipëria preket çdo vit nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 4.7 ballë, një herë në 50 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të madhe 6.1 ballë dhe një herë në 100 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 6.4 ballë.

Ndër zonat më të ekspozuara nga tërmetet është bregdeti Lezhë-Ulqin.

n.s. / ABC24.AL

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu