Shqipëria, hapa pas në liberalizimin e tregut dhe rritjen e sigurisë energjitike

0
31

Sekretariati i energjisë në Vienë e klasifikoi Shqipërinë si vendin e vetëm në rajon, që ka shënuar regres në reformat energjetike gjatë këtij viti.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Vlerësimi i cili përbën një goditje të fortë në planin e qeverisë për rimëkëmbjen e sektorit energjetik, vërën se vendi ka bërë hapa mbrapa në shumë drejtime, që nga liberalizimi i tregut e deri tek diversifikimi burimeve apo rritja e sigurisë energjetike.
“Progresi i reformave strukturore në sektorin energjetik të Shqipërisë këtë vit ishte vetëm në letër “.
Sipas sekretariatit, ndërtimi i bursës së energjisë në Shqipëri vazhdon të zvarritet, ashtu si ndarja funksionale e Operatorit të shpërndarjes, masa që duhet të hapnin tregun. Por veç tyre, raporti ka kritika të forta edhe për zvarritjen e centralit diellor të Akërnisë.
“Ankandi i parë për energjinë e rinovueshme të centralit diellor 50 mega u zhvillua në fund të 2018-ës. Por është shqetësuese që kontrata nuk është firmosur ende.”
Centrali i Akërnisë u fitua nga një konsorcium i kryesuar nga India Power gGeneration. Por ministria e infrastrukturës ende nuk ka firmosur marrëveshjen për blerjen e energjisë. Këtë sekretariati e konsideron shqetësuese.
“Stabiliteti dhe parashikueshmëria e kuadrit ligjor të energjisë së rinovueshme duhet të garantohen. Ashtu si transparenca dhe mosdiskriminimi i investitorëve.”
Raporti vëren se reformat në vend janë penalizuar edhe nga ndërrimi i stafeve, ku veçohet shkarkimi i drejtorit të agjencisë për eficencën e energjisë. Sipas sekretariatit, ky akt ka ndikuar negativisht në mbështetjen financiare të projektit nga Bashkimi Europian. Për vite me radhë, reforma energjetike është cilësuar si një nga sukseset më të mëdha të qeverisë. Por Banka Botërore dhe FMN vërejnë se reforma është ngadalësuar, ndërsa sipas sekretariatit vendi po bën hapa pas.
Klodian Tomorri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu