Shpërthim tritoli para banesës së shefit të krimeve të Komisariatit në Shkodër, vetëm dëme materiale

0
Gjigandi

Një sasi tritoli ka shpërthyer pak para se të zbardhte dita në banesën e shefit të krimeve të Komisariatit në Shkodër, Pëllumb Shpati.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç, ku si pasojë janë dëmtuar lehtë muret e banesës së tij por edhe automjeti i 49-vjeçarit.

Ende nuk dihen motivet për këtë ngjarje.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

RonaTyra

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu