Shoqërohet në komisariat djali i Ardian Fullanit/ Qarkullonte me armë në ish-Bllok. Policia: E kishte me leje

0
Gjigandi

Një shtetas 29-vjeçar është shoqëruar nga policia e Tiranës ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut. Mësohet se bëhet fjalë për Erik Fullanin, djalin e ish-guvernatorit të Bankës Shqiptare Ardian Fullanit.

Sipas njoftimit të policisë, Fullani u ndalua nga policia dhe u gjobit me 20 mijë lekë të reja për xhamat e errëta në makinën e tij. Gjatë kontrollit të bërë në automjeti, policia gjeti edhe një armë zjarri.

Pas shoqërimit në komisariatin nr.2 dhe verifikimeve të bëra, rezultoi se arma e gjetur në makinën e Erik Fullanit ishte me leje pasi ky i fundit punon si truprojë (bodyguard) në një firmë private. Në vijim të veprimeve arma u dorëzua tek drejtuesi teknik i firmës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu