SHMU, paralajmëron rebeshe shiu dhe stuhi

0
Gjigandi

Dita e enjte parashikohet të shoqërohet me rebeshi shiu dhe stuhi për shkak të motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë vendin.
SHMU bën të ditur se në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, reshjet e shiut fitojnë itensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të përfshijnë kryesisht ultësirën perëndimore dhe zonën e jugperëndimit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-15m/s.

Njoftimi i SHMU:

Përshëndetje nga SHMU!

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut fitojnë itensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.
Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të përfshijnë kryesisht ultësirën perëndimore dhe zonën e jugperëndimit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-15m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 5 deri 16°C
në zona e ulëta 8 deri 22°C në zona bregdetare 8 deri 22°C

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu